Edhe pse ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re, klipi i së cilës është xhiruar në Australinë e largët, “Dangerously in love”, ku shfaqet me një bikini, me një trup të tonifikuar dhe me abdominale (muskujt e barkut) që do t’ia kishte zili çdo femër; sërish Duffy-n nuk e kanë lënë rehat thashethemet…

Më të fundit janë ato rreth një shtatzënie të mundshme të saj, me të fejuarin Krenar Cocaj. Me sa duket, ata që janë dyshues, kanë marrë shkas nga “vala e shtatzënisë” që ka përfshirë shumë këngëtare shqiptare.

Por ja që Dafina Zeqiri ka deklaruar në një program televiziv se ky nuk është rasti i saj. Pasi i la disa ditë të flasin mediet rreth kësaj çështjeje, vetë hitbërësja e “Dangerously in love”, Duffy, ka thënë: “Shtatzënë?! Nuk është fare e vërtetë, faleminderit shumë!” Këngëtarja, e cila nuk është as 22 vjeçe, me siguri i ka lënë këto thashetheme të trazonin shtypin për disa javë, me qëllim që të ishte në qendër të medieve.

Ajo është duke u përkushtuar seriozisht me muzikën këto kohë, madje thuhet se kënga e saj e radhës do të jetë një bashkëpunim me reperin Getoar Selimi të grupit “Tingulli 3NT”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here