Më në fund ylli i muzikës R’N’B, Dafina Zeqiri, ka pranuar publikisht se lidhja e saj me Krenar Çoçajn ka marrë fund.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja seksi, nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social Twitter: “Sa i përket statusit tim, tashmë jam single dhe në relationship (lidhje) vetëm me muzikën”, ka shkruar Duffy, transmeton gazeta Standard.

Me djaloshin kosovar që thërritej shkurt me emrin Keni, Dafina ishte përfshirë prej kohësh në një lidhje që dukej serioze, aq më tepër që ishin përfshirë në njohje edhe familjarë të tjerë. Të paktën, atë që thuhej lart e poshtë prej kohësh, 22-vjeçarja mori guximin ta pranojë me gojën e saj.

E pyetur nga mediat kosovare nëse do ishte e gatshme të flinte me dikë vetëm për një natë, Duffy është shprehur “jo”, duke na treguar se është femër që pranon të shkojë për një flirt me meshkujt. Kjo vlen edhe për kohën kur ajo s’ka të dashur, siç po ndodh aktualisht…

Nuk mjaftojnë problemet në jetën sentimentale, por duket se gjërat edhe në muzikë nuk po shkojnë si duhet, pasi Getoar Selimi (Geti i “Tingulli 3NT) ka bërë me dije se klipi i këngës që ai dhe Dafina do këndonin në duet “D&G”, janë shtyrë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here