Dafina Zeqiri duket se është duke shijuar maksimalisht pushimet verore në Australi, gjithnjë sipas vet pop yllit kosovar.

Duffy’e kishte shkuar kohë më parë në Australi për të ndërruar ambient, një hap ky shumë i përfolur në mediat kosovare, disa prej të cilave e shihnin këtë si strategji për të filluar në qetësi punët për albumin e ri “Just Me”, ‘coverin’ e të cilit tashmë e ka zbuluar Dafina.

Por, kënaqësia e të qenurit larg syrit mediatik shqiptar mund të vërehet në një prej ‘tweet’-ave të Dafinës, kur duke iu drejtuar me anën Twitterit shoqeve të saja, Adriana Dacit dhe Meliza Haradinajt, u shpreh: “Oo hajdeni kneej, ana tjetër e botës ku askush nuk interesohet për ju! Kënaqesh, vetëm ne dhe kangurët”.

Dafina pos që shpreh kënaqësinë e pushimeve në Australi, po ashtu edhe aranzhon punët, duke paralajmëruar producentin Enis Presheva dhe stilistin Armend Gashi për punët që janë duke i pritur pasi ajo të kthehet në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here