Ne muajt e pare te vitit te kaluar ishte krijuar nje konflikt mes kengetares Dafina Zeqiri dhe nje organizatori te koncerteve ne shtetet skandinave, me cka Dafina ishte nen menaxhim te ish te dashurit Krenar Cocaj dhe kishte aranzhuar disa koncerte ne Danimarke e Suedi.

Njerin nga koncertet e kishte realizuar por per koncertin tjeter edhe pse kishte mare te hollat prej 2.500 euro, ajo nuk ishte paraqitur ne koncert duke dhene arsyetim se kishte pasur disa probleme familjare.

Me kete rast, organizatori kishte reaguar duke kerkuar llogari nga kengetarja pasi koncerti ishte paralajmeruar dhe ai ne njeren ane kishte dale si genjeshtare para publikut kur kishte premtuar te sjelle Dafinen atje. Pas disa jave, filluan edhe akuzat mes kengetares dhe organizatorit se kush kujt i ka borxh, pasi kengetarja aludonte ne ate se avansin e kishte mare por nuk duhej t’i ktheje asgje askujt. Por si duket kjo rezulton ndryshe.

Dafina megjithate kishte pasur borxh dhe kete borxh ajo do ta ktheje, por si? Me ndryshimet qe pesuan ne jeten private dhe ne ate menaxheriale, kengetarja tashme ka nje menaxher te ri, kurse per te dashur akoma nuk flitet. Me kete rast, pas disa muajve Dafina do te perfomoje ne disa shtete skandinave ne koncerte por falas, per te shlyer borxhin te cilin e kishte prej 2.500 euro./Panoramaplus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here