Në Kosovë ajo është më e kërkuara dhe më e paguara. Dafina Zeqiri ka kaluar një verë të tejmbushur me koncerte nëpër Kosovë e Shqipëri.

Këngët e saj pëlqehen, këndohen e klikohen nga një numër i madh fansash. Ajo ka tërhequr vëmendje me hitet e saj, me zërin e veçantë, me videoklipet cilësore, dhe së fundmi edhe me lidhje-ndarjet me Ledrin, këngëtar i suksesshëm edhe ky.

Por nuk janë vetëm këto arsyet që e bënë Dafinën të arrijë majat. Ajo dallon sepse ka një stil të vetin, krejt të veçantë. Stili dhe mënyra se si paraqiten në publik, ka bërë të famshme shumë këngëtare botërore. Kujtojmë këtu rastin e Lady Gaga, të cilën flokët, grimi dhe këpucët e çuditshme e kthyen në ikonë.

Nuk po e krahasojmë famën e Dafinës me atë të Gagas, por edhe kaq nuk është pak. Gjithsesi duhet pranuar se Daffy ka një stil unik, të cilin edhe pse e ndryshon çdo javë, ose edhe më shpesh, sërish mbetet brenda kontureve që e identifikojnë. Flokët e saj i kemi parë bionde, brune, të kuqe, të përziera me disa ngjyra bashkë, shumë të gjata, fare të shkurtra, të drejta, kaçurrela…

Pastaj në varësi të flokëve ajo na është shfaqur me forma grimi nga më të ekzagjeruarat, deri tek ato më të thjeshtat, e jo pak herë ujë e sapun. Veshjet e zonjushës Zeqiri janë pjesë e një gardërobe të çmendur. Kombinimet e saj janë po ashtu të çuditshme.

E veçanta qëndron në identitetin që kjo këngëtare ka krijuar. Publiku sheh prej saj një mish-mash ngjyrash e prerjesh e nuk habitet, as lodhet. Përkundrazi, ajo pëlqehet! Edhe neve na pëlqen…

Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here