Dafina Zeqiri, e cila në moshën 17 vjeçare u shfaq në skenën muzikore shqiptare me këngën “Harrimi i dashurisë”, tani ka një bagazh me këngë e videoklipe të pëlqyera nga publiku.

Përveç ndryshimit në stilin e muzikës, me kalimin e viteve Dafina është transformuar edhe në pamjen e jashtme.

Ajo shquhet për ndryshime të shpeshta të ngjyrës e prerjes së flokëve, por pamja që ajo ka aktualisht, dallon shumë nga Dafina që e kemi njohur në fillim të karrierës, si një vajzë e ëmbël, që i këndon një dashurie të humbur.

Këngëtarja, tani 23 vjeçare, në fotografitë e publikuara së fundmi, shfaqet mjaft e vrazhdë, me flokët e prerë shkurtër dhe me një vathë në hundë, një pamje jo shumë femërore.

Duket se i këtij mendimi është edhe fotografi shqiptar, Fadil Berisha, i cili ka shfrytëzuar këtë pamje të Dafinës, për të realizuar një sesion fotografishë, ku ajo shfaqet në rolin e mashkullit, që joshet nga Emina Çunmulaj.

Dafina ka disa javë që po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prej asaj kohe nuk ka bërë asnjë paraqitje publike.Ajo po shfrytëzon rrjetet sociale, për t’i informuar fansat e saj, të shumtë në numër. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here