Kush tha që personazhet e njohur dhe të suksesshëm nuk pushtohen nga frikërat kur vënë kokën në shtrat?!

Duke u bazuar te eksperienca e VIP-ave në botë, fobitë janë më të shpeshtë në radhët e tyre, ndoshta për shkak të frustrimit që krijon fama, presionit të konkurrencës apo pritshmërive të mëdha për të qenë përherë në majë.

Duke iu referuar një prej këngëtareve më të pëlqyera për momentin në trojet mbarëshqiptare, Dafina Zeqiri, kemi mësuar se frika e saj më e madhe është e lidhur me muzikën. “Frika ime më e madhe është se mos humbas zërin”, ka thënë Duffy, ndërsa si për ta balancuar këtë fobi, ka shtuar: “Ndërsa ëndrra më e parealizueshme është një kontratë jashtë vendit”.

Këngëtarja, e cila pritet që këto ditë të lançojë albumin e saj më të ri, “Just me”, si dhe klipin promovues “Supernova”, këto kohë është përballur me vështirësi, si në jetën personale- pasi u nda nga i fejuari; ashtu edhe në sferën profesionale- pasi iu prishën disa bashkëpunime të rëndësishme, si ai me Getoar Selimin, ndërkohë që u shkëput edhe nga menaxheri i deritanishëm, Drin Zatriqi.

Ndoshta pikërisht këto gjëra e kanë bërë Duffy-n disi pesimiste dhe e kanë futur në mendime fobike, por ne besojmë se ajo është aq e fortë sa t’ia dalë me sukses!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here