Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj, Krenar Çoçaj, kanë mohuar ndarjen e tyre, për të cilën raportuan mediet në Shqipëri. Ata kanë thënë se këto janë spekulime të qëllimshme për ta dëmtuar karrierën e Dafinës.

“Mendoj se nuk duhet fare të merrem me tabloide, të cilat janë joprofesionale, ku burimi i tyre është e pavërteta, ku në to porositen shkrime për të dëmtuar dikë.

Mirëpo, për hir të opinionit dhe realitetit, le ta dinë se unë dhe Krenari jemi bashkë dhe se shkrimet në ato tabloide nuk qëndrojnë. Kam përshtypjen se këto i ka bërë dikush me qëllim, mirëpo me këtë nuk mund të më mposhtin”, ka thënë Dafina për gazetën “Zëri”.

I mllefosur është shprehur edhe Krenari.

“Dafina dhe unë jemi bashkë dhe të gjitha ato shkrime janë të pasakta. Unë personalisht jam në përfundim të ndërtimit të hotelit tim, kurse sa i përket tabloideve që kanë lansuar këto të pavërteta, mund t’ju them se buxheti për mirëmbajtjen e dy qenve të mi është më i madh se buxheti i krejt stafit të atij tabloidi”, ka thënë Krenari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here