Këngëtarja Dafina Zeqiri, aktualisht një ndër personazhet më të përfolura të showbizit shqiptar, nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e saj ndaj senzacionit britanik, Rita Ora.

Nëpërmjet profilit të saj zyrtar në rrjetin social në Twitter, Dafina ka përgëzuar Ritën për albumin e saj të parë.

Kohë më parë, po nëpërmjet Twitter-it, ajo kishte komplimentuar Ritën me fjalët ”e nxehtë” dhe ”e mahnitshme” dhe e kishte përgëzuar atë për turneun britanik.

Fansat e Dafinës ka kohë që kërkojnë një bashkëpunim mes këtyre dy këngëtareve, dhe lidhur me këtë Dafina ka folur në një intervistë të mëhershme, duke thënë: ”Nuk kam biseduar asnjëherë për ndonjë projekt, por kam parë që fansat kanë kërkesa për bashkëpunim.Mua më pëlqen shumë Rita Ora dhe nuk jam kundër një bashkëpunimi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here