Dafina DDafina Zeqiri është mes të nominuarve për shpërblimet muzikore në “Videofesti Muzikor2013”.

Përkundër disa nominimeve me këngën ‘’Bloodah”, këngëtarja nuk do të jetë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve.

“Fatkeqësisht nuk do të mundem, sepse do të qëndroj edhe për disa javë në New York. Gjithsesi do ta ndjek nga këtu dhe do kryqëzoj gishtat për më të mirën,” ka thenë Zeqiri për mediat shqiptare, duke shtuar: “Është galaja më e mirë që kemi në Kosovë. Tashmë është kthyer në një traditë dhe më bëhet shumë qejfi që çdo vit që kalon bëhet edhe më mirë.”

Në kategorinë e femrave, Dafinën përballet me një konkurrencë të ashpër, duke qenë se janë të nominuara edhe videoklipet e Tunës, Vesa Lumës e Kaltrina Selimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here