Ndarja dhe përleshja e Dafina Zeqirit dhe  Krenar Çoçaj është vetëm trillim dhe asgjë tjetër. Ata janë bashkë dhe gjenden në Gjermani, ku Daffy do të këndojë në disa koncerte.

Thashethemet për ndarjen e këngëtares Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj janë vetëm një spekulim i medieve dhe asgjë tjetër, pasi që çifti nuk ka pasur asnjë krizë kohëve të fundit.

Realisht, historia e trillimit të tregimit se kinse Krenari e ka tradhtuar atë me modelen Xhulie Nura është një histori që i takon të kaluarës së Krenarit dhe nuk ka të bëjë asgjë më lidhjen e tashme të këngëtares dhe Krenarit.

“Nuk ka pas kurrfarë përleshje sepse Daffy nuk ka qenë as të premten dhe as të shtunën në lokalin ku thuhet se ka ndodhur përleshja. Ky është vetëm një trillim i medieve dhe asgjë tjetër”, ka thënë për Express Rozë një burim i afërt me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Realisht, Express ka tentuar të bisedojë me Dafinën, por këngëtarja nuk ka qenë në Kosovë.

“Ajo është në Gjermani dhe më pastaj do të shkojë në Londër, ku pritet që të kalojë atje festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”.

Lajmi i dhënë gjatë vikendit ishte përcjellë me zhurmë të madhe nëpër portale të ndryshme, ndërkaq sipas burimit, pritet që Daffy dhe Krenari të ngritin edhe padi kundër ndonjë mediumi kosovar.
“Lidhja e tyre është stabile dhe ata nuk janë ndarë, madje ata kanë udhëtuar dje në drejtim të Gjermanisë së bashku. E tërë kjo është një thashetheme. Nuk ka asgjë të vërtetë. Lidhja e Krenarit dhe e Dafinës është një lidhje stabile”, ka thënë burimi.
Kjo histori kishte të bënte me një foto të Krenarit, kur ai ishte shumë i ri, madje kjo shihet edhe në foton e publikuar, ku thuhet se është Xhulia, por në atë foto është një person tjetër dhe nuk është Xhulia ashtu siç kanë pretenduar mediet

“Pra nuk është një foto e kësaj kohe dhe për me tepër Krenari është me një vajzë tjetër dhe jo me modelen ashtu sikurse kanë pretenduar mediet”.
Por, pavarësisht kësaj, shumë media në Kosovë dhe Shqipëri kanë keqpërdorur edhe një citat të Dafina Zeqirit, e cila madje kishte thënë se ajo foto i takon së kaluarës së Krenarit dhe nuk ka të bëjë me këtë rast.
Ajo foto është një e kaluar e Krenarit dhe nuk komentoj për të kaluarën e askujt, sepse jetoj për sot dhe për të ardhmen. A për Xhulie Nurën me vjen keq, por as që e njoh këtë vajzë”, ka thënë Daffy për gazetën “Panorama” dje.

Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj janë të fejuar dhe është pritur një martesë e tyre këtë vit, por më sa duket ajo do të shtyhet për vitin e ardhshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here