Këngëtarja e re kosovare, Dafina Rexhepi, e cila jeton në Gjermani, për një kohë të shkurtër ka fituar simpatinë e publikut atje falë bashkëpunimeve muzikore, të cilat i ka realizuar me disa bashkëpunëtorë të njohur në Kosovë.

Duetet e saj me reperin Mc Kresha dhe Etno Engjujt në internet, kanë arritur numër rekord klikimesh kurse për këtë sukses thuhet se është përkujdesur aktori Blerim Destani, i cili ia ka mundësuar takimin me Genc Prelvukajn, teksa aktori dhe këngëtarja janë të lidhur familjarisht.

Ajo është e bukur dhe shumë e suksesshme, por nëpër disa koncerte këngëtarja është kapur mat gjatë performancave të saj paksa ekstravagante me femra. /Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here