Kanë filluar tashmë xhirimet e videoklipit të rradhës së Dafina Rexhepit, për këngën me titull “Tash”.

Për këtë video ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë me produksionin “Asha”, ndërsa nga fotografitë e realizuara në sheshxhirim, ky videoklip duket se do të jetë argëtues dhe energjik.

Këngëtarja, e cila është e lindur dhe rritur në Gjermani, u shfaq në skenën muzikore shqiptare me disa bashkëpunime, ndërsa vlerësohet si këngëtare që premton shumë në botën e muzikës.

Ndër këngët e saj më të njohura deri tani janë “Ti mi then kufijte”, në të cilën Dafina këndon me Etnon (Etno Engjujt), si dhe “Delicious”, në bashkëpunim me Mc Kreshën, duke mos lënë anash as bashkëpunimin me Kaos, në “Party and bullsh*t”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here