Këngëtarja e re kosovare, Dafina Rexhepi është duke përgatitur një surprizë të këndshme për fansat e saj.

Në Gjermani ajo ka pasur mundësinë që të takojë talentin kosovar, që bëri bujë të madhe me paraqitjen e tij në talentet e Gjermanisë, Ardian Bujupi.

Ideja e bashkëpunimit ka qenë shumë interesante, pasi edhe Ardiani që nga përfundimi i spektaklit ku mori vendin e tretë, ka dashur të realizojë edhe ndonjë këngë në gjuhën shqipe.

Realizimi i duetit ka kaluar në fazën përgatitore, por se çfarë do të dalë nga ky produkt, duhet të presim pasi të mbarojë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here