Këngëtarja Dafina Zeqiri megjithëse ka një periudhë kohë që është larguar për në Amerikë, ka qenë shumë afër fansave nëpërmjet rrjeteve sociale. Por njëherazi ajo është bërë edhe shumë provokuese me foto që poston, siç ishte rasti i fotove ku ajo “flirtonte” me modelen e mirënjohur Emina Cunmulaj.

Vetëm para dy ditësh ka postuar një foto ku ka tentuar të duket ‘si boss’ ashtu siç edhe kishte shkruar edhe në dedikimin që i kishte vënë fotos, Dafina me qëllim ose pa qëllim, kishte vendosur dorën në një pjesë të trupit, ku kohën e fundit e kemi parë shpesh dorën e Tunës.

A mund të jetë pikërisht kjo e fundit, inspirim për këtë foto të Dafinës, marrë parasysh faktin se sa shumë ai gjest i solli famë dhe interesim Tunës, apo të qenit sa më shumë provokues është një “sëmundje” që personazhet e ndryshme shqiptare e kanë marrë sapo kanë shkuar në Amerikë? Koha Jone

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here