Dafina Zeqiri ka konfirmuar se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike për të zmadhuar gjoksin e saj.

Thashethemet se këngëtarja kishte operuar gjinjtë u përhapën javën e kaluar, por shumëkush dyshoi nëse ato janë të vërteta. Megjithatë këto dyshime i ka hequr vetë këngëtarja, e cila ka konfirmuar gjithçka.

Dafina ka folur për operimin si e ftuar në emisionin “Prive” të Klan Kosova ku ka thënë se ndërhyrja kirurgjike ishte bërë në Maqedoni.

Por, ajo ka mohuar të ketë bërë operacione të tjera në buzë e fytyrë siç ishte raportua më herët nëpër disa media.

Këngëtarja ka treguar se më herët kishte bërë ndërhyrje vetëm në hundë, ndërsa është zotuar se gjithçka do të përfundojë me këtë ndërhyrje në gjoks dhe se nuk do të bëjë më të tjera operacione.

Ajo gjithashtu ka mohuar se ka anuluar koncerte për shkak të sëmundjes së nënës së saj, dhe gjithashtu ka treguar se faqet e saj në Facebook vazhdimisht po thyhen nga hakerët.

 

3 KOMENTET

  1. dafi veq vazhdo se ma emira je lumja ti per veti yll i muzikes to o loqka jeme

  2. oj dafin mos e zmadho gjoksin se keshtu siq je je ma e bukura prej krejt konktareve dhe vazhdo me muzik dhe mos harro se je yll i muzikes tung loqkkkkkkkkk te duaaaaaaaaaa shummmmmmmmmmmmm

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here