Dafina Rexhepi, e cila vitin e kaluar ishte tregimi më i suksesshëm sa i përket skenës muzikore në Kosovë, ka paralajmëruar në profil në Facebook se adhuruesit do të befasohen me risitë e saj që do i ketë gjatë këtij viti.

Këngëtarja ka shkruar se ajo ka filluar edhe realizimin e një video-spoti të ri, përderisa ka shkruar se “spoti pritet të jetë shumë hot”.

Rexhepi është pjesë e labelit të reperit Genc Prelvukaj, “Gramafon” dhe vitin e kaluar albumi i saj ishte njëri prej albumeve më të suksesshme të estradës kosovare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here