Bëri “boom” viteve të fundit. Nuk harrohen lehtë këngët e saj “Amazing Girl”, “My Swag” e Dangerously in Love. Kjo është Daffy apo Dafina Zeqiri, e cila në vitin 2012 premton edhe më shumë hite.

Kjo është Dafina Zeqiri e njohur si Daffy, e cila premton plot hite edhe ne 2012. Këtë ajo e thotë në një intervistë për Express.

Express: Keni hyrë fuqishëm në tregun muzikor në tri vitet e fundit. Kujt ia dedikoni këtë sukses?

Daffy: Unë nuk mendoj që kam arritur gjithçka në karrierë time si artiste. Muzika nuk ka kufij, prandaj edhe ky nuk është kulmi i suksesit tim. Asnjëherë nuk them se kam arritur dhe jam e kënaqur me kaq, punoj shumë dhe mundohem të sjell risi. Këto të gjitha nuk do t’i arrija pa përkrahjen e nënës time, e cila ka pasur karrierë si këngëtare dhe është inspirim për mua, pastaj vinë me radhë motrat dhe shoqëria ime.

Express: Edhe më parë keni pasur albume, por me hitet e fundit ju keni pasur më shumë sukses. Çfarë hitesh pritet të sillni nga albumi juaj më i fundit “Just me”?

Daffy: Albumi “Just me” është duke u përgatitur që një vit. Kam punuar intensivisht me kompozitorë të ndryshëm dhe të suksesshëm, si Çekic – “Damir Jahic”, Enis Presheva, Kico, K-Master. Tekstet kryesisht janë shkruar nga Big Basta. Këngët e mia gjithmonë janë pëlqyer, të paktën kështu kanë dalë në sondazhe të ndryshme. Për këtë gjë me vjen shumë mirë. Kjo do të thotë që unë punoj dhe gjithmonë eci një hap me kohen; për këtë vit besoj se janë këngë të pëlqyeshme..Publiku gjykon më mirë.

Express: A do të ketë në albumin e ri edhe këngë anglisht. Nëse po, çfarë synoni që të arrini më këto këngë?

Daffy: Po gjithsesi do të ketë këngë në gjuhen angleze, sepse mua me pëlqejnë shumë këngët në gjuhën angleze. Shprehem më mirë në gjuhën angleze, pasi që tekstet i shkruaj vetë, kur është fjala për anglisht. Normal që çdo këngëtar ka synime të ketë sukses në tregun ndërkombëtar. Unë kam disa bashkëpunime me disa producentë të huaj, jam në kontakte me ta e të shohim çka na pret më tutje.

Express: Keni një këngë me muzikë popullore, e cila është popullarizuar shumë në youtube.com. Është kënga “Kur shkove në kurbet”. Keni menduar për ta bërë ndonjë ripërpunim të ndonjë kënge popullore dhe ta realizoni si klip?

Daffy: Edhe për mua kënga Kurbeti është një këngë shumë e dashur. Unë nuk iki asnjëherë nga traditat tona. Edhe pse jam rritur në Suedi, në shtëpinë time ka dominuar fryma shqiptare. Kjo këngë është inspirim nga nëna ime, e cila ka kënduar këtë këngë të këtij zhanri, vërtet i dua ato. Do të ketë patjetër.

Express: Cila është gjëja që nuk do të dëshironit të ndodhte gjatë vitit 2011?

Daffy: Unë jam si çdo njeri tjetër, kam edhe unë baticat dhe zbaticat në jetën time. Por, fakti që jam këngëtare gjërat fliten e përfliten më shumë. Nuk do të doja të shikohesha ndryshe përveç se sikur një femër normale; në këtë rast dhe besoj që simpatizuesit e mi e kuptojnë këtë gjë. Këto ndodhi nuk do te doja t’i kisha në vitin që po e lëmë pas, përndryshe jam shumë e kënaqur me sukseset e mia në vitin 2011.

Express: Urimi juaj për Vitin e Ri 2012?

Daffy: Ju uroj të gjithëve Vitin e Ri 2011, shpresoj që do të jetë një vit i mirë dhe i mbarë për të gjithë!

Tri hitet e Dafinës

Dafina Zeqiri ka pasur tri hite, të cilat do të mbahen mend gjatë këtij viti. Ajo e filloi me këngën “Kur shkova në Kurbet”, e cila këngë edhe pse e realizuar rastësisht në TV 21, arriti të ketë më shumë se një milion klikime në youtube.com. Suksesin ajo e vazhdoi me këngën “Dangerously in Love”, një këngë e cila po ashtu u bë shumë e njohur jo vetëm në youtube.com, por edhe në televizionet tona. Ndërkaq kënga e fundit që pati një sukses po ashtu të konsiderueshëm është kënga “My Swag”, e cila u bë hit nëpër të gjitha televizionet tona dhe në internet.

2 KOMENTET

  1. vazhdo qshtu dafina se je e ma e bukura prej ketve edhe leni kto qe thojn se genta esht dhe di me kcy bukur ama ti ja shkon ketve je numer 1 veq se te op labi tka dal gjyksi ama ska lidje ti je e bukurr te puq me gjith zemer

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here