Ditë më parë mediat shqiptare kishin raportuar se këngëtarja Dafina Zeqiri i kishte dhënë fund lidhjes së saj me Krenar Çoçajn.

Kjo kinse sepse Dafina nuk kishe mundur ta durojë xhelozinë e Krenarit dhe kishte filluar një aferë me menaxherin e saj Drin Zatriqri, ku ky i fundit për Telegrafin kishte hedhur poshtë menjëherë një lajm të tillë.

Por, Dafina në Twiterin e saj ka postuar një fotografi së bashku me të dashurin e saj Krenarin.

Siç duket i gjithë ky ‘pluhur’ për ndarjen e çiftit ishte vetëm një thashethem dhe asgjë më shumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here