Pas përmbylljes së sezonës së koncerteve verore, Dafina Zeqiri vendosi të kaloi disa ditë pushimi me miqtë dhe familjarët në Prishtinë.

Gjatë javës së kaluar, ajo është argëtuar në klubet e natës të kryeqytetit, para se të nisej përtej oqeanit.

Në fundjavë, ajo ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku gjatë vizitës së kaluar realizoi xhirimet e videoklipit “Tonight”, në bashkëpunim me Ledri Vulën.

Për dallim nga udhëtimi i kaluar, Dafina këtë herë udhëton si ”single”, ndërsa nuk dihet nëse sërish do të realizojë atje ndonjë projekt muzikor.

Këngëtarja po lë pas vehtes një verë plot zhvillime, veçanërisht në jetën private. Pas ndarjes nga i dashuri, Ledri, në media u shfaq babai i saj biologjik, i cili kërkonte të afrohej me të bijën të cilën kishte vite pa e parë.Të dy këto ngjarje zgjuan vëmendje të madhe mediatike, por Dafina vendosi të mos pronocohej rreth asnjërës prej tyre.
Ajo kaloi verën me një turne koncertesh nëpër qytetet ku jetojnë shqiptarët, duke iu përkushtuar karrierës së saj, me menaxherin e ri, Çekiç. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here