Pas përfundimit të sezonës së ngarkuar me koncerte verore, Dafina Zeqiri i është përgjigjur pozitivisht ftesës për pjesëmarrje në një koncert humanitar, në ndihmë të një vajze që vuan nga leukemia.

Koncerti ka për qëllim mbledhjen e mjeteve financiare të nevojshme për shërimin në Turqi të 19 vjeçares Diellza Nimonaj.

Organizatorë të kësaj ngjarje bamirëse janë miqtë e Diellzës, nxënës të klasës së 13-të të gjimnazit “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan, ndersa kanë paralajmëruar se Dafina do të jetë prezente si mysafire speciale.

Koncerti do të mbahet këtë të enjte (6 shtator), në një nga hotelet e Deçanit, duke filluar nga ora 17:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here