Këngëtarja Dafina Zeqiri do të këndonte të dielën e 30 janarit në një koncert në Danimarkë, por ajo mungoi.

Organizatorët e koncertit në Kopenhagen I kanë kërkuar me këtë rast të kthejë paratë e marra si paradhënie nga këngëtarja që kapin shumën 2 500 euro pasi ata arsyetojnë se këngëtarja gënjeu kështu adhuruesit dhe me pjesëmarrësit në Koncertin e 30 janarit.

Ndërkohë këngëtarja ia hedh fajin për mospjesmarrje vetë organizatorëve, këta të fundit thonë se deklarata e Dafinës është e pabazë.

Sipas organizuesve të koncertit, Dafina ka patur probleme personale dhe përë këtë arsye neglizhoi koncertin. Madje në një njoftim në një radio shqiptare në Danimarkë organizatori i kërkon miqësisht Dafinës, që shumën prej 2500 eurosh të ia kthejë. Sa është e vërtët kjo pritet të shihet në vazhdim!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here