Dafina Zeqiri një nga më të perfolurat në estradën shqiptare, vazhdon të qëndrojë në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka disa javë që ajo nuk ka kontaktuar me media, por nuk i i ka lënë të painformuar fansat e saj, duke i njoftuar për gjithçka nëpërmjet rrjeteve sociale. Madje, duke përcjellë hapat e Rihanës e Rita Orës, ajo u ka vënë fansave një emër të përbashkët, duke i quajtur “Dafinators”.

Dafina i ka njoftuar keëa të fundit, se ka shumë plane dhe befasi për ta, duke shënuar: “Dafinators, ka shumë gjëra që do të vijnë në vitin 2013”.

Viti që po e lëmë pas, përveç sukseseve në karrierë, disa shpërblimeve të fituara e miliona klikimeve në internet, Dafinës i solli shumë dramë në jetën private, mes tjerash edhe ndarjen nga i dashuri, Ledri Vula.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here