Për shumë ditë ka qenë në qendër të vëmendjes në media. Për këngëtare nga Kosova, Dafina Zeqiri është folur për ndarjen nga ish i dashuri, dashurinë me Ledrin, pretendimet për të aktruar e shumë gjëra të tjera.

Duket se ajo ka vendosur që të pushojë nga këto gjëra.

Këngëtarja do të largohet nga Kosova dhe obligimet e përditshme të saj, për të vizituar familjen në Suedi.

Derisa mediat mundohen të zbulojnë më tepër rreth raporteve mes Dafinës dhe Ledrit, ajo po shijon qëndrimin në shtëpi, ku i është ofruar pritje të ngrohtë, me lule dhe ëmbëlsira.

Në profilin e saj në rrjetin social Twitter, këngëtarja ka publikuar për fansat disa fotografi nga qëndrimi në Suedi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here