Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj janë ndarë përfundimisht. Një nga çiftet më të përfolura në faqet e shtypit rozë së fundi, jo vetëm në Kosovë por edhe në Tiranë, i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre të gjatë. 

Direkt pas shpërndarjes së lajmit disa gazetave me e-mail nga një mikeshë e këngëtares, është kontaktuar nga gazetarët kosovarë Krenar Çoçaj, i cili nuk ka pranuar  të flasë për mediat, duke thënë se është i zënë dhe për momentin nuk mund të flasë, transmeton Zhurnal.

Ndryshe ka ndodhur me këngëtaren, e cila për herë të parë e pranon vetë ndarjen, pasi ka deklaruar këtë lajm nga jeta e saj private në profilin në Twitter fillimisht, dhe më pas në një intervistë ekskluzive dhënë para pak ditësh për emisionin e njohur që shfaqet në Klan Kosova, “Prive”.

Dafina Zeqiri me qetësi  ka konfirmuar ndarjen nga ish-i dashuri Krenar Çoçaj, duke e përmbledhur me fjalët: “Kur s’shkon mirë një lidhje, zgjidhja më e mirë mbetet ndarja”. Duke mos preferuar të flasë shumë gjatë për arsye të tjera të ndarjes, ajo ka paralajmëruar lançimin e klipit të këngës “SuperNova”, që i takon albumit të ri “Just Me”.

Prishja e marrëdhënies së Dafinës edhe me menaxherin ka ndodhur së fundi, ndërsa thuhej se ishte duke e bërë një videoklip me reperin Getoar Selimi të titulluar D&G.

Edhe pse kjo video ishte paralajmëruar se do të jepej premierë më 1 dhjetor, data është shtyrë. cilët do të jenë bashkëpunorët e saj të rinj, tashmë që ka ndërprerë bashkëpunimet e saj të vjetra? Dafina ka përmendur në intervistë emrin e reperit Big Basta, të cilin edhe e ka falënderuar si autor të tekstit të këngës “Supernova” dhe disa teksteve në albumin e saj të ri.

Ndërkohë që tashmë të besuarit e saj ajo nuk i kërkon më në Kosovë, por i ka hedhur sytë nga Shqipëria e Suedia, vendi ku është rritur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here