Dafina kërkon famën në Amerikë, por gabon...Është më se e qartë që këngëtarja Dafina Zeqiri po kërkon famën në Amerikë dhe është një gjë e kuptueshme dhe të gjithë ne do ë dëshironim që ajo të kaptë suksesin dhe të bënte një shpërthim atje.

Madje, këto ditë këngëtarja Rezarta Shkurta e lavdëroi si një nga këngëtaret më të mira të muzikës moderne shqiptare, që mund të rivalizonte edhe Rita Orën, po të kishte njohjet e duhura.

Pikërisht këtu mendojmë se qëndron edhe problemi. Shohim shpesh foto që ajo poston nga jeta në Amerikë, me këngëtarë apo producentë të ndryshëm.

Por, kur shikon profilet e tyre, të lënë përshtypjen se janë emra jo shumë të njohur në industrinë e muzikës dhe showbizit amerikan, më shumë pak përcjellës, nëse mund të konsiderojmë se edhe numri i fansave në rrjetin social, është një indikator i popullaritetit të personit publik në fjalë.

Ne na pëlqen shumë Duffy si këngëtare, por kjo ndërmarrje e saj për të shijuar suksesin në SHBA, pa njohjet dhe lidhjet ë duhura, duket se do jetë e kotë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here