Dafina Zeqiri, një ndër këngëtaret më të popullarizuara në estradën shqiptare, nuk harron të tregohet mirënjohëse ndaj fansave të saj.

“Një falënderim të madh për të gjithe ju njerëzit e mrekullueshëm, që më përcjellni, më respektoni, më mbështesni e më doni. Kam vetëm dashuri”, ka shënuar këngëtarja në rrjetin social Twitter, ku ka më tepër se 59.000 përcjellës.

Në përfundim të sezonës së ngarkuar me koncerte verore, Dafina ka kaluar disa ditë pushimi në plazhet e bukura të Dhermisë.

Në rrjetet sociale Facebook e Twitter, ajo ka publikuar fotografi nga pushimi me shoqërinë e saj, ku mes të tjerëve ishte edhe Dj Gamble.

Pas pushimit, Dafina rikthehet në Kosovë, pasi sonte do të performojë në një nga klubet e natës në kryeqytet.

Të nesërmen, ajo do të jetë mysafire speciale në një koncert humanitar, dedikuar një vajze që vuan nga leukemia. Koncerti do të mbahet këtë të enjte (6 shtator), në Deçan dhe organizohet në ndihmë të një 19 vjeçareje, e cila ka nevojë për mjete financiare për shërim në Turqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here