Dafina Zeqiri raportohet se ka bërë një ndërhyrje tjetër kirurgjike për të ndryshuar pamjen e saj.

Kësaj here këngëtarja ka marrë parasysh kërkesën e adhuruesve të saj, të cilët kohë më parë kërkonin një gjoks më të madh, e që sigurisht se ka qenë edhe dëshirë e vetë këngëtares për t’u dukur më seksi.

Sipas disa burimeve të ‘Kosova Sot’ ajo e ka zmadhuar gjoksin dhe thuhet se këtë ndërhyrje ajo e ka bërë në Shkup. Dafina më herët ishte raportuar se kishte bërë ndërhyrje edhe në fytyrë, për të zmadhuar buzët dhe mollëzat.

Këngëtarja këto ditë ka bërë të ditur se është duke u përgatitur për albumin e saj të ardhshëm, të cilin pritet ta lansojë gjatë kësaj vere.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here