Dafina Zeqiri tani më shumë se kurrë është duke punuar në projekte të reja dhe gjatë këtyre muajve pritet të sjellë shumë surpriza për adhuruesit e saj.

Sipas menaxherit të saj Damir Jahir Çekiç i cili tashmë bashkëpunon me të, kanë mbetur vetëm edhe disa javë që Dafina do të lansojë në treg një videoklip atraktiv dhe shumë veror.

“Dafina tashmë është duke punuar me produksionet suedeze dhe suksesi në këngë po i ecën shumë mirë. Tashmë jemi në përgatitje të videoklipit të këngës “Tonight” e cila është pjesë e albumit “Just me”, ka thënë ai për ‘Zëri’.

Përveç kësaj menaxheri i Dafinës ka paralajmëruar edhe disa videoklipe dhe këngë të reja, por me kohë do të flasë për të gjitha, ndërsa sa i përket lidhjes së saj me Ledrin është duke shkuar për mrekulli, por ende nuk flitet për fejesë apo martesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here