Janë zbuluar detaje rreth koncertit të reperit amerikan me famë botërore, Cordozar Calvin Broadus, i njohur më mirë si Snoop Dogg.

Organizatorët e koncertit të planifikuar më 10 korrik , kanë treguar se janë përzgjedhur katër këngëtarë lokalë që do të paraqiten para publikut në Prishtinë.

Bëhet fjalë për këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Altuna Sejdiu, grupin Jericho dhe këngëtarin nga Londra Eduar Muhaxhiri.

Këta këngëtarë do të interpretojnë nga tri këngë, para paraqitjes në skenë të Snoop Dogg, i cili do fillojë të interpretojë në orën 21:00 dhe do të performojë për një orë e gjysmë hitet e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here