Secili që do të sheh këtë foto, mendja do t’i shkojë se dy këngëtaret kanë prezentuar të dashurit e tyre.

Linda dhe Dafina janë mikesha, ata shoqërohen edhe privatisht, derisa Linda deri më tani ka një fejesë të kaluar, Dafina në anën tjetër nuk ka bërë publike ndonjë lidhje dashurie edhe pse flitet me të madhe se kjo bukuroshe e skenës është në një lidhje serioze por që dëshiron të mbaj larg mediave.

Edhe kur e kemi kontaktuar të pyesim në lidhje me jetën private, këngëtarja gjithmonë është munduar t’iu ikë pyetjeve duke thënë se ka gjëra të tjera nga kariera për të cilat dëshiron të flasë e jo për të dashurin e saj, kurse Linda Halimi akoma nuk i ka dhënë fund misterit se nëse ajo është në lidhje me Big D apo e ka vetëm menaxher sic ka deklaruar.

Këngëtarja shpesh në intervista televizive ka thënë se nuk i intereson se cfarë shkruhet në shtypin rozë pasi mes tyre ka vetëm shoqëri, por shoqëria e vazhdueshme në shumë vende ndoshta do të kalojë dhe në lidhje intime pasi shpesh ka ndodhur kështu me shumë këngëtarë, madje Linda mund të mer shembull edhe tek këngëtarja Britney Spears të cilën ka thënë se e ka takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka pasur disa lidhje me menaxherët e saj shkruan editorial.

Një ambient intim, disa pije në tavolinë, dy këngëtaret të buzëqeshura dhe shumë të lumtura krah meshkujve në të cilët janë në lidhje! Edhe pse këtë lajm ato do të mundohen që ta demantojnë, por do të vij koha kur vet këngëtaret do të deklarohen për lidhjet e tyre, sic kanë bërë shumë këngëtare tjera më të njohura…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here