Këngëtarja e mirënjohur, Dafina Zeqiri dhe anëtari i grupit Skillz, Ledri Vula, kanë kaluar disa ditë pushimi së bashku në bjeshkët e Rugovës.

Sipas disa burimeve të afërta me këngëtarët, ata tanimë janë në një lidhje.

Një foto që është publikuar së fundmi në internet, ku ata janë fotografuar me të njëjtën foshnje në krah, konfirmon të gjitha zërat që janë bërë deri më tani për një lidhje të mundshme në mes tyre.

Por ata nuk kanë qenë vetëm, sipas burimeve, së bashku me ta ka qenë edhe familja e Ledrit, duke lënë të kuptohet që lidhja e tyre është marrë shumë seriozisht nga ta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here