Lajmi që bëri shumë bujë të madhe dhe lëvizi shumë mediet e showbizit shqiptar ishte ajo mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoça.

Por, në fakt, “Zhurnal Plus” mëson se ata ishin ndarë vërtetë për një javë, ndërsa gjatë asaj jave këngëtarja kishte qëndruar në shtëpinë e grimeres së saj.

Madje Krenari i ka thënë grimeres që të mos e mbajë brenda Dafinën dhe ka qenë shumë i interesuar për çdo lëvizje të saj. Por kjo zënkë ka jetuar vetëm 7 ditë dhe më pas janë ribashkuar.

Madje, siç shihet në këtë foto të realizuar gjatë ditëve të fundit jashtë Kosovës, ku Dafina ishte në një koncert, ka qenë e shoqëruar me të dashurin e saj Krenarin.

Mësohet gjithashtu se Dafina është duke e finalizuar albumin e saj më të ri që pritet të jetë në treg në ditët e para të nëntorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here