Dj Blunt dhe DafinaDafina Zeqiri, këngëtarja e cila sapo ka prezantuar këngën e saj të re “Bloodah”, duket se ndodhet në një moment të mirë shpirtëror. Pasi i dha fund lidhjes me Ledri Vulën, një lidhje që i dha nota artistike me një duet e klip, tashmë duket se ka filluar një lidhje me Dj. Blunt, një nga artistët më të pëlqyer në Kosovë. Reperi i njohur para një muaji i dha po ashtu fund lidhjes katërvjeçare me stilisten e Stupcave, ndarje për të cilën foli në gazetën “Panorama”. Duket se sinjalet e para të kësaj lidhjeje të re mes dy artistëve të njohur i ka dhënë “Klan Kosova”, në programin e njohur “Prive”. Gazetarët e këtij programi, pasi kanë nuhatur diçka mes dy këngëtarëve, kanë dashur të xhirojnë ditëlindjen e Dafinës në shtëpinë e saj pak javë më parë. Dafina kishte menduar të organizonte një festë private në shtëpinë e saj, ku i pranishëm ishte pikërisht Dj. Blunt, dhe për këtë arsye ajo nuk i lejoi kamerat të hynin në shtëpinë e saj dhe të xhironin.

Ndonëse Dafina dhe Dj. Blunt përpiqen ta mbajnë disi të fshehtë lidhjen e tyre, ata përsëri nuk u kanë shpëtuar syve kureshtarë në Prishtinë, që në fakt i shohin si çiftin më të bukur të sapokrijuar dhe që shkojnë shumë mirë bashkë. Nuk duket si një histori nga ato të shkurtrat, pasi dy artistët kalojnë shumë kohë bashkë, dhe madje fundjavën e kaluar janë parë të argëtohen së bashku në Ulqin, momente që Dafina ua ka përcjellë fansave të saj me postimin e disa fotove në Instagram.

Si Dafina ashtu dhe Dj. Blunt janë në momente të forta në muzikë. Dafina vjen në formë me klipin “Bloodah”, pasi kishte prezantuar këngën “Veç ti”, ndërsa Dj. Blunt pritet të shfaqet në një klip të veçantë në bashkëpunim me Jonida Maliqin. Ai ka pasur shumë sukses në Shqipëri, sidomos këto dy vite, duke u kthyer ndër DJ-të më të preferuar të klubeve të natës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here