Vetëm dy javë pas fejesës së saj me Liam Hemsworth, Miley Cyrus befasoi duke u fotografuar në një pishinë përkrah një mashkulli “misterioz”, intimiteti me të cilin duhet të jetë tepër shqetësues për partnerin e saj.

19-vjeçarja shkëmbeu disa prekje dhe gjeste që nuk linin vend për dykuptimësi, ndërsa ndodhej në Miami, duke shijuar një ditë me diell.

Në një moment, aktorja dhe miku i saj afruan fytyrat vetëm disa centimetra nga njëri-tjetri, ndërsa flirtonin midis tyre e prekeshin nën ujë.

Në shikim të parë, Cyrus dhe miku i saj dukeshin tërësisht si një çift të dashurish, prandaj Liam ka të drejtë të kërkojë prej saj disa shpjegime të qarta kur të takohen, shkruan Top-Channel.

Momenti në të cilin 19-vjeçarja u “kap mat” ishte veçanërisht i çuditshëm, pasi dy javë më parë, pas fejesës, ajo shprehej se kishte gjetur njeriun e jetës dhe se ishte thellësisht e dashuruar pas Hemsworthit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here