Çun Lajçi vjen me poezi për ish presidentin Ibrahim RugovaAktori i njohur shqiptar Çun Lajçi, me rastin e 71-vjetorit te lindjes, i ka kushtuar disa vargje emocionuese Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Në përcjellje të kësaj poezie, Lajçi ka bashkëngjitur një fotografi të portretit të Presidentit që po punohet nga Gezim Muriqi për memorialin në Malaj të Rugovës.

Ja vargjet:
Urime ditëlindjen
I.Rugova
Ti sot e sa vite mrapa
E gëzove Sofën,
Mbetun vetun n’votër
Kur pike e kjajte.
Dhe s’krisi pushka as kanga
Se ishin vite të errëta
Për Ty fortë të mbrapshta.
Por n’Malaj duel kjo fjalë;
Nji rrajë pishe ju shtue
Fisit e konakut,
Ukë Rugovës i leu djal!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here