Cuba Gooding Jr nuk do të dalë para trupit gjykuesKamerierja që paditi Cuba Gooding Jr. për sulm, ka tërheq ankesën dhe me këtë rast aktori nuk do të shkojë në gjykatë. Për mediat këtë lajm e ka zbuluar zëdhënësi i qeverisë së qytetit të New Orleansit. Kujtojmë, Cuba gjatë natës në mes të hënës dhe të martës së javës të kaluar shkoi në një bar me miqtë.

Vizitorët të cilët e kanë njohur aktorin donin të fotografoheshin me të, ndërsa kjo Goodingun e ka zemëruar dhe kur kamerierja e luti që të qetësohej, Gooding e shtyu. Kamerierja i kërkoi atij të largohet nga ndërtesa por, Gooding sërish e shtyri dhe pastaj u largua nga ndërtesa.

Aktori 44-vjeçar fitoi një herë çmimin Oscar për aktorin më të mirë mbështetës në saje të rolit të tij arrogant si një lojtar futbolli në filmin “Show Me The Money!”.

Në vitet e fundit, filmat e tij nuk kanë pasur suksese të mëdha në rrafshin komercial pasi që shumica prej tyre kanë dal në shitje vetëm në formë të DVD-së pa u shfaqur nëpër kinematë botërore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here