Ish e fejuara e Hugh Hefner, Crystal Harris, është hapur dhe ka folur për rregullat strikte të bosit të “Playboy”, duke këmbëngulur se agjenda për të dashurat e tij në shtëpinë e Playboy është shumë e ngjeshur.

Harris anuloi martesën me Hefner më herët gjatë javës dhe u largua nga shtëpia ePlayboy në Holmby Hills, për të vazhduar jetën si e lirë.

“Agjenda në shtëpi është aq strikte… Nuk kam mundur të bëj gjëra të caktuara. Vitin e parë, kam shkuar në pushime me miqtë e mi dhe shkova katër ditë për të vizituar motrën në Idaho, dhe vitin e dytë kam kërkuar që të shkoj, më është thënë ‘jo’. Unë po e shihja botën të mbyllej për mua. Është mënyra e Hefner”, theksoi Harris.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here