Taio Cruz ka mohuar se ai është në lidhje me pop yllin Cheryl Cole.

Krijuesi i hitit “Dynamite” ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin atë me bukuroshen britanike, duke thënë se ai do të dëshironte aq shumë që të ishte në të vërtetë i dashuri i Cheryl.

“Unë vërtet do të kisha dëshirë të jem në lidhje me Cheryl Cole, por ja që nuk jam. Cheryl dhe unë punuam së bashku në Los Angeles disa javë më parë dhe kemi bërë tri këngë”, tha Taio Cruz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here