Një avokat i Tom Cruise mohoi të mërkurën në mënyrë kategorike se Kisha e Shëntologjisë, ku aktori është një besimtar, kishte zhvilluar një seri të gjatë intervistash për të përzgjedhur një bashkëshorte për aktorin, pas divorcit të tij me Nicole Kidman në vitin 2001.

Bert Fields e cilësoi një artikull të publikuar në revistën “Vanity Fair” si “të gjatë, të mërzitshëm dhe të falsifikuar”.

Avokati gjithashtu hodhi poshtë spekulimet se kisha mund të jetë duke rinisur një seri të re intervistimesh për një partnere të re për 50-vjeçarin, i cili u divorcua më parë gjatë muajve të verës me bashkëshorten e tij të shtatë viteve të fundit, Kate Holmes.

Spekulimi i “Vanity Fair” bazohej në dëshminë e aktores me origjinë iraniane, Nazanin Boniadi, të cilës “iu ofrua” në 2004-n që të intervistohej për të qenë gruaja e Cruise.

Autorja e artikullit siguroi se ajo kishte pasur disa burime që konfirmonin ngjarjen, përpara se të shkruante artikullin, ndërsa identifikoi Shelly Miscaviage, gruan e udhëheqësit të sektit, si personin e ngarkuar për kryerjen e intervistave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here