Tom Cruise i mahnit të gjithë gjatë koncertit të grupit Black Eyed Peas në O2 Arena të Londrës, duke u ngjitur në skenë ku mori mikrofonin dhe shoqëroi 4 pjësëtarët e grupit.

Aktori i famshëm amerikan u ngjit në skenë gjatë interpretimit të këngës hit të momentit “I Gotta Feeling”, duke u bashkuar me Taboo, will.i.am, Fergie dhe apl.de.ap.

Ndoshta ky është “borxhi” që Cruise u ka kthyer miqve të tij, pasi grupi anglez ka kënduar kolonën zanore “Someday” të filmit më të fundit të aktorit, “Knight and Day”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here