Emily Blunt ka konfirmuar se do të luajë me Tom Cruise në filmin e ardhshëm të Doug Liman, “All You Need Is Kill”, shkruan revista “Variety”.

Filmi bën fjalë për ushtarin i cili vret jashtëtokësorët dhe vazhdimisht përjeton ditën e fundit të jetës së tij. Shpejt e kupton se situatën e frikshme mund ta shfrytëzojë në dobi të tij që me anë të ushtrimeve dhe stërvitjeve të bëhet ushtar i mirë.

Siç raportojnë mediet, Emily Blunt do të luftojë kundër jashtëtokësorëve së bashku me aktorin e mirënjohur, Tom Cruise.

Ndërsa producentë të filmit “All You Need Is Kill” janë Erwin Stoff, Tom Lassally dhe Hoffs Jason, kurse skenarin origjinal e ka shkruar Dante Harper, dhe është ripunuar nga Joby Harold, i cili është edhe producent ekzekutiv. Kur do të fillojë së xhiruari filmi nuk është bërë e ditur, pasi që Tom Cruise është i angazhuar me punë në filmin e regjisorit Joseph Kosinski, “Oblivion”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here