Tom Cruise dhe Beyonce Knowles do të luajnë në ribërjen e filmit “A Star Is Born”, regjinë e të cilit do ta bëjë i famshmi Clint Eastwood.

Xhirimi i filmit është dashur të fillojë në muajin e ardhshëm, mirëpo planet janë shtyrë për shkak të shtatzënisë së Beyonce.

Krahas aktorit Tom Cruise, në këtë film pritet të luajnë edhe aktorët Christian Bale, Hugh Jackman dhe Leonardo DiCaprio.

Filmi nga viti 1937 “A Star Is Born” ka disa versione, ndërsa më i njohuri është ai me Barbara Streisand dhe Kris Kristofferson (1976).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here