Aktori Russell Crowe do të luajë në filmin “Harker”, i cili do të jetë një version i ri i historisë së vampirëve nga Transilvania.

Producent i këtij realizimi do të jetë Leonardo DiCaprio, i cili, ndër të tjera, njoftoi se historia origjinale e Bram Stoker ka për të ndryshuar paksa.

Në versionin origjinal, avokati i ri Jonathan Harker shkon në Transilvani për t’i ndihmuar Kontit në biznesin e pasurive të patundshme, ndërsa në filmin e ri Harker do të jetë inspektori i Scotland Yard, i cili heton krimet e kryera nga Konti Drakula në Britani të Madhe.

Filmi ende nuk ka regjisor, gjithashtu nuk dihet as se kush do të luajë një nga vampirët më të famshëm filmik dhe letrar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here