Cristiano Ronaldo është sërish beqar. E përditshmja portugeze “A Bola” ka konfirmuar se futbollisti i Realit të Madridit është ndarë me modelen ruse, Irina Shayk. Kështu, kur mendohej se pas kampionatit evropian do të kurorëzohej lidhja që ka zgjatur 2 vjet, çifti mesa duket i ka dhënë fund asaj.

Sipas thashethemeve të fundit, ylli portugez i madrilenëve e ka bërë gjithnjë e më të vështirë karrierën e modeles ruse.

Një burim shumë i afërt me futbollistin, ka bërë të ditur se dy të rinjtë nuk shkonin më mirë, duke theksuar se bukuroshja ruse ishte e mërzitur për shkak të reagimeve të Ronaldos pas shërbimeve fotografikë që ajo bënte.

Futbollisti dhe Irina janë fotografuar për herë të fundit së bashku në fillim të muajit shkurt në Madrid dhe në ato kohë përflitej ende se në korrik do të zhvillohej edhe ceremonia e dasmës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here