Moment relaksi në jetën e Cristiano Ronaldo. Për herë të parë, asi i Real Madridit ka udhëtuar në Madeira, ishull në të cilin ka lindur, bashkë me të fejuarën Irina Shayk dhe të birin Cristiano jr.

Bëhet fjalë vërtet për një çast special në jetën e goleadorit, i cili ka dashur të kalojë disa ditë në vendlindje përpara se të mendojë për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2012 me Portugalinë.

“Paparacët” nuk kanë lënë t’u shpëtojë rasti për të kapur Cristiano jr mes krahëve të të atit.

Fëmija ka lindur një vit më parë, nga një marrëdhënie e mbajtur sekrete nga ana e futbollistit portugez. Tashmë e rëndësishme është që kampioni nuk e ka lënë t’i mungojë asgjë, pasi Cristiano i vogël ishte veshur me rroba të shtrenjta nga koka te këmbët.

Ndërkaq mea duket, familja e përbërë nga Ronaldo, Irina e Cristiano Ronaldo, plus e motra e lojtarit, do të shijojë një periudhë pushimi mes shëtitjeve dhe relaksit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here