Ylli i Real Madrid-it, Cristiano Ronaldo, pranoi se i ndërron panolinat fëmijës së tij, pavarësisht se është futbollisti më i paguar në botë.

I blerë për 80 milion paund prej madrilenëve, portugezi pranoi se shndërrimi në një prind e ka bërë atë më të përgjigjshëm, ndërsa shpreson që djali i tij të shndërrohet edhe ai një ditë në një yll të futbollit botëror.

”Nuk ka dyshime që lindja e një fëmije të ndryshon tërësisht, është një përgjegjësi e një mënyrë tepër të veçantë”, deklaroi Cristiano. “Pa dyshim që edhe unë i ndërroj panolinat. Nuk është gjëja më e bukur në botë, por e bëj”.

Në intervistën e dhënë për të përditshmen sportive “Marca” shtoi: “Do të më pëlqente që edhe ai të ishte i dhënë pas futbollit dhe të shndërrohej në pasardhësin tim, por të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Ronaldo befasoi opinionin publik duke bërë të ditur në 3 korrik 2010 se ishte bërë baba. Identiteti i nënës nuk është zbuluar asnjëherë, por besohet se bëhet fjalë për një studente 20-vjeçare britanike, të cilës iu pagua 10 milion paund për të hequr dorë nga e drejta e saj prindërore.

Cristiano është i lidhur aktualisht me modelen ruse të veshjeve intime, 24-vjeçaren Irina Shayk.
Vendos ne Facebook5

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here