Cristiano Ronaldo hidhet në “gjueti”, Margot Robbie “preja” e tij Një prej yjeve që po ngritet në Hollyëood, Margot Robbie duket se i ka siguruar vetes një adhurues të profilit shumë të lartë. Bëhet fjalë për futbollistin më të mirë në botë aktualisht, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo e ka “ndjekur” Robbien në Instagram duke i pëlqyer katër prej fotografive të aktores, transmeton zeri.info.

Robbie është paraqitur përkrahë yjeve si Leonardo Di Caprio te “Wolf of Wall Street” dhe Will Smith te “Focus” e “Suicide Squad”.

Ronaldo së fundmi u nda nga modelja e njohur ruse, Irina Shayk me të cilën pati një lidhje disa vjeçare dhe nga ajo kohë nuk është parë me ndonjë femër tjetër.

Duket se “Bisha” është zgjuar dhe është vënë në gjueti. A do të jetë australianja “preja” e tij e ardhshme, kjo mbetet të shihet./Zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here