Cristiano Ronaldo blen një hotel privatCristiano Ronaldo duket se nuk është ngushtë nga financat kohët e fundit. Superylli i Real Madrid-it, ka investuar në blerjen e një prone shumë domethënëse për të ardhmen e tij, pas blerjes së një avioni privat në nëntor të vitit 2015.

Sipas gazetës spanjolle, “Marca”, futbollisti portugez, ka blerë një hotel në zonën me ekskluzive të Monte Carlos, me një vlerë prej 140 million euro.

Marrëveshja për ekskluzivitetin e pronës, e bërë në bashkëpunim mes një agenti pasurish të paluajtshme italian dhe kandidatit amerikan për president Donald Trump, raportohet të jetë përmbyllur javën e kaluar.

Kjo nuk është prona e parë e Ronaldos që lidhet me biznesmenin Trump, 30 – vjeçari ka blerë në gusht të viti 2015, një apartament me vlerë 16 milion euro në kullën “Trump” në New York.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here