Në një intervistë për revistën “GQ”, aktori Daniel Craig sulmoi ashpër familjen Kardashian, duke i cilësuar ata si një “tufë idiotësh”.
Kritikat e Craig lidhen më së shumti me faktin se familja Kardashian publikon në media të gjitha detajet e jetës private.
“Kur shoh Kardashianët them me vete, nëse dua që televizionet të më paguajnë me miliona dollarë duhet të sillem si idiot!”- deklaroi Craig.